Nuno Mendes konfirmoi se kombëtarja portugeze do të luajë fort për të ndihmuar Cristiano Ronaldon të ketë një finale perfekte në Euro.
Në një konferencë për shtyp para seancës stërvitore për përgatitjen e ndeshjes çerekfinale kundër Francës, Nuno Mendes pohoi se kombëtarja portugeze do të bëjë gjithçka për Cristiano Ronaldon.
“Ky është Europiani i fundit i Ronaldos. Kështu Portugalia do të bëjë gjithçka në fuqinë tonë për t’i dhënë atij një dhuratë të përsosur lamtumire. Ne do të japim gjithçka që mundemi për të”, tha fillimisht Mendes.
“Ai pati pak telashe kur humbi një penallti ndaj Sllovenisë. E gjithë skuadra e ndjeu dhe sigurisht që ne jemi këtu për të ndihmuar Cristiano Ronaldon. Portugalia është një ekip shumë i bashkuar. Ne gjithmonë do të ecim përpara së bashku”, vazhdoi ai.
Kujtojmë se Portugalia do përballet me Francën të premten me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport