Sporti

Nuno Mendes: Është ëndrra e çdo lojtari të luajë përkrah lojtarëve si Neymar, Messi dhe Mbappe

09/09/2021 23:40
nga:E K

Mbrojtësi i PSG, Nuno Mendes, është shprehur i lumtur me arritjen e tij te klubi francez.

Mendes foli për herë të parë si lojtari i PSG për mediumin e klubit francez, PSG TV, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha se është shumë i lumtur që do jetë pjesë e një ekipi ku luajnë, Ramos, Mbappe, Messi dhe Neymar.

“Është një krenari e madhe për mua të jem në mesin e këtyre lojtarëve të mëdhenj. Mendoj se është ëndrra e çdo lojtari të luajë përkrah tyre. Ata më pritën mirë dhe kjo është e rëndësishme për të mbajtur qetësinë, unë do të bëj më të mirën time“, tha Mendes.

/GazetaBlic Sport/