Zërat për një largim të mundshëm të Harry Kane nga Tottenhami në Manchester City sa vijnë e shtohen.
Harry Kane nuk u paraqit në ndeshjen e Tottenhamit në Europa Conference League, në të cilën Spurs u befasuan duke humbur me rezultat minimal 1-0 ndaj klubit portugez, Ferreira, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes Nuno Espirito Santo ka folur për situatën e sulmuesit anglez, Harry Kane.
Ai tha se Kane po stërvitet mirë dhe do të bashkohet me grupin e lotjarëve të Spurs së shpejti.
“Kane ka punuar mirë, ai ka stërvitje të premten dhe kur të kthehemi ai do të bashkohet me të gjithë lojtarët dhe ai do të punojë me grupin”, tha Santo.
/GazetaBlic Sport/


