Liverpool është afër arritjes së transferimit të sulmuesit uruguaiani, Nunez.
“Liverpool Echo” raporton se lojtari tashmë ua ka komunikuar vendimin për të ardhmen e tij familjarëve dhe miqëve të afërt, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas burimeve të njëjta thuhet se Nunez nuk ka pranuar asnjë ofertë tjetër duke dëshiruar vetëm kalimin te The Reds.
Nunez pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë i Liverpoolit. “Të Kuqtë” do duhet të paguajnë 85 milionë funte për shërbimet e tij.
/GazetaBlic Sport/


