Lajme

Numri i viktimave në Bejrut po rritet/ Të paktën 22 u vranë në sulmet ajrore izraelite

10/10/2024 23:14
nga:Mergim Rreci

Të paktën 22 persona u vranë mbrëmjen e kësaj të enjte dhe 117 u plagosën në sulmet ajrore izraelite në lagjet me popullsi të dendur të Bejrutit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Kjo është hera e tretë që avionët izraelitë kanë vënë në shënjestër kryeqytetin libanez, që kur një shkëmbim zjarri ndërkufitar me Hezbollahun libanez u shndërrua në luftë të hapur më 23 shtator.

Në të njëjtën kohë, Izraeli vazhdon të avancojë pushtimin e tij tokësor në Libanin jugor.

Në 24 orët e mëparshme, pozicionet e Kombeve të Bashkuara janë sulmuar disa herë.

Dy anëtarë të forcave paqeruajtëse u plagosën kur një tank izraelit qëlloi në postin e vëzhgimit të bazës së OKB-së në Libanin jugor.