Lajme

Numri i të vdekurve pas sulmit me raketa në Kiev arrin në pesë, thotë kryebashkiaku

06/25/2023 13:08
nga:G B

Numri i të vdekurve nga një sulm në kryeqytetin ukrainas të Kievit herët të shtunën është rritur në pesë, sipas kryebashkiakut të qytetit.

Ekipet e shpëtimit zbuluan dy trupa të tjerë nën rrënojat e një blloku apartamentesh 24-katëshe në lagjen Solomyanskyi të qytetit, tha Vitali Klitschko në një postim në Telegram të dielën.

Në një postim të mëparshëm, Klitschko tha se “pjesët e një rakete goditën katet e sipërme” të ndërtesës, duke i mbushur me tym, raporton CNN.

Sipas kryebashkiakut, ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar nëpër rrënojat e ndërtesës shumëkatëshe, e cila u dëmtua nga rënia e mbeturinave të raketave.