Lajme

Numri i rasteve me Covid në rritje/ MSH publikon raportin e 24 orëve të fundit

06/25/2022 12:04
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 49 persona kanë rezoltuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, raporton GazetaBlic.

Në anën tjetër, janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.

Në total numri i rasteve aktive është 213.