Lajme

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

05/12/2022 08:12
nga:Genita C

Aktualisht janë 350 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, ndërsa një person ka vdekur nga koronavirusi.

Ndërkohë janë shëruar 10 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 675.

Postimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.339 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.128 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 670 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.

Në total numri i rasteve aktive është 350.