Lajme

Numra të shumtë të inspektimeve sanitare: MSh tregon statistikat e gjobave për pesë muaj

06/06/2024 13:17
nga:N K

Divizioni i Komunikimit me Publikun nga Ministria e Shëndetësisë me kërkesë nga GazetaBlic ka treguar statistikat e inspektimeve dhe gjobave për pesë mujorin e këtij fillim viti.

Në statistika e siguruara nga Divizioni i Komunikimit me Publikun janë të theksuara numrat e inspektimeve, ku në mesin e  tyre shifrat më të larta të inspektimeve janë për ligjin e duhanit, me pëlqim sanitar 37 inspektime dhe me 78 inspektime në sektorin e gastronomisë, siç janë hotelet dhe restaurantet.

Në raportin pesë mujor të Inspektoriatit Sanitarë të Kosovës janë realizuar 4044 shifra të inspektimeve për zbatimin e ligjit të duhanit me 1724 gjoba të bëra.

Ndërsa, në sektorin e gastronomisë janë bërë 1882 inspektime të tilla sanitare nga ky dikaster.

/GazetaBlic/