Showtime

Numërojnë milionat! 5 këngëtaret më të pasura të të gjitha kohërave

10/25/2021 14:55
nga:Genita C

Pasuria që kanë arritur të krijojnë shumë nga figurat publike është marramendëse.

Zëri i tyre që bëri për vete një numër të madh fansash, padyshim se ndikoi edhe në jetën e tyre ekonomike, shkruan GazetaBlic.

Ato kanë shitur miliona e miliona kopje të albumeve të tyre por me gjithë këtë pasuri janë tregur me të vërtetë shumë ekonomiste.

Më poshtë ju sjellim disa nga figurat publike më të pagura gjatë të gjitha kohëve.

Seksi-latina, Lopez ka një pasuri prej 315 milionë dollarësh. Lopez ka arritur të qëndrojë në maje të industrisë muzikore që nga fillimi i viteve të 90-ta.

Pasuria e bukuroshes Beyonce është marramendëse – 450 milionë dollarë. Me zërin, pamjen dhe sensin për biznes, ajo është shndërruar në një mega-yll dhe ikonë në industrinë e muzikës.

Hit pas hiti, milion pas milioni. Mariah ka një pasuri prej 510 milionë dollarësh. Me këngët që ia ka dhuruar botës për dekada të tëra, duhet thënë se e meriton çdo qindarkë.

Madonna është këngëtarja më e pasur e të gjitha kohëve. Ajo ka një pasuri prej 800 milionë dollarësh. Andaj dhe e meriton titullin “Mbretëresha e Pop-it”.

Diana Ross është një këngëtare dhe aktore amerikane.Që nga viti 2021, pasuria neto e Diana Ross vlerësohet të jetë 250 milion dollarë.

Të gjithë e dinë se kush është Shakira dhe pse ajo është bërë një ikonë e tillë në industrinë e muzikës.Që nga viti 2021, pasuria neto e Shakirës është afërsisht 300 milionë dollarë.

Lady Gaga ka një pasuri neto mbresëlënëse prej 320 milionë dollarësh dhe është renditur e 19 -ta në listën e këngëtareve më të pasura në botë.

Pasuria neto e Katy Perry vlerësohet të jetë 330 milionë dollarë, duke e bërë atë këngëtaren e 18-të më të pasur në botë.

Ajo është personi i dytë më i ri në këtë listë dhe femra më e re në listë.Që nga viti 2021, pasuria neto e Taylor Swift është 400 milion dollarë, duke e bërë atë një nga këngëtaret më të pasura në botë.

Pasuria neto e Victoria Beckham është 450 milionë dollarë./GazetaBlic/