Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog, ky është kandidati më i votuar

10/26/2021 19:36
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për komunën e Istogut.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka grumbulluar më së shumti vota me kusht për këtë komunë, plot 131 të tilla.

Ndërkaq me 10 vota më pak se Ferati qëndron Bekë Berisha i AAK-së.

Ndërsa në vend të tretë renditet kandidati i LVV-së, Agron Avdijaj me 93 vota.