Lajme

Numërohen votat me kusht në Rahovec, kryeson Smajl Latifi

10/26/2021 21:34
nga:Y I

Janë numëruar edhe votat me kusht edhe në komunën e Rahovecit, raporton Gazeta Blic.

Kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, është renditur i pari me 120 vota.

Në vendin e dytë është renditur kandidati i VV-së, Visar Korenica me 57 vota.

I treti është radhitur kandidati i LDK-së Burim Krasniqi, me 34 vota.