Lajme

Numërohen të gjitha votat, NISMA në balotazh me PDK-në në Malishevë

10/18/2021 00:34
nga:L J

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk ka mundur të sigurojë fitore në raundin e parë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kandidati i kësaj partie, Ekrem Kastrati ka dalë i pari me 34.30%, ku në balotazh do të përballet me Isni Kilajn e Malishevës i cili ka dalë i dyti me 29.07% të votave.

Parti e tretë në Malishevë ka dalë LDK-ja me kandidatin e saj Bajrush Hotin me 16.94%, ndërsa Alban Krasniqi i VV-së i katërti me 15.04%.

Në vendin e pestë është renditur kandidati i AAK-së, Kastriot Berisha me 4.30%, kurse i fundit kandidati i pavarur Selajdin Bytyqi me 0.35%.