Lajme

Numërohen mbi 90% e votave për kandidatët, ja sa vota kanë Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Gjini

06/11/2026 18:33
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri tani janë numëruar 90.91 e votave për kandidatët, raporton GazetaBlic.

Sipas rezultateve të deritanishme nga procesi i numërimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prin bindshëm me 219,916 vota.

Bedri Hamza, PDK, ka 107,787 vota, ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë 66,334 vota.

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë 38,266 vota.

KËTU mund t’i shihni rezultatet.