Lajme

Numërohen mbi 60% për qind të votave për kandidatë, këta janë 10 më të votuarit

12/30/2025 22:17
nga:G B

Në Qendrat Komunale të Numërimit janë numëruar më shumë se 60% e votave të kandidatëve për deputetë dhe është bërë verifikimi i votave të subjekteve politike.

Bazuar në këto të dhëna, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, prin si kandidati më i votuar me 210,799 vota.

I dyti më i votuari është, Glauk Konjufca me 164,410 vota.

E në top dhjetë kandidatët më të votuar hyn vetëm një nga partitë tjera.

I treti është Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës me 97,654 vota deri tash.

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje është kandidatja e katërt më e votuar nga të gjitha partitë, ajo ka marrë 86,314 vota.

Hekuran Murati është i pesti me 85,657vota.

Top-dhjetëshen e kompletojnë Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari e Mimoza Kusari-Lila.

Jashtë listës së top-10 kandidatëve më të votuar, sipas të dhënave të deritashme, kanë mbetur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.