Lajme

Numërohen mbi 34% e votave për deputet, kjo është top 5-shja e LDK-së

12/30/2025 13:11
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, tashmë janë numëruar 34.65 përqind e votave.

Aktualisht kjo është top 5-shja e LDK-së:

1.Lumir Abdixhiku, 25 mijë e 761 vota;

2.Hykmete Bajrami, 16 mijë e 320 vota;

3. Ukë Rugova, 14 mijë e 339 vota;

4. Avdullah Hoti, 12 mijë e 600 vota; dhe

5. Doarsa Kica Xhelili, 12 mijë e 581 vota.

Si subjekt, Lidhja Demokratike e Kosovës, pozicionohet e treta me 13.57 për qind apo ka arritur 119 mijë e 201 vota të rregullta, pa i llogaritur ato me postë dhe me kusht.