Lajme

Numërohen kutitë edhe në dy komuna, si janë votuar PS-ja dhe PD-ja

04/26/2021 01:11
nga:Gazeta Blic

Është numëruar kutia e parë edhe në Tepelenë. Raportohet se nga kjo kuti 127 vota kanë qenë për PS-në, 69 vota për PD-në dhe 10 për LSI-në.

Ndërkohë edhe në Poliçan ka nisur procesi i numërimit. Edhe aty është numëruar një kuti deri më tani. 130 vota kanë qenë për PS-në, 63 për LSI-në dhe 41 për PD-në.

Deri më tani procesi i numërimit ka mbaruar vetëm për Bashkinë e Pustecit në Qarkun e Korçës./tvklan.al