KQZ ka publikuar të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Deçanit.
AAK renditet si parti e parë me 56.05 përqind, pasuar nga LDK’ja me 24.8 përqind dhe Iniciativa Demokracia me 10.10 përqind.
Nga 48 përqind e vendvotimeve që janë numëruar deri tash, nga AAK i pari është Hajdar Sutaj si bartës liste me 3 mijë e 879 vota.
Katër më të votuarit tjetër të AAK’së janë Sami Cacaj, Rifat Stojkaj, Adriatik Alaj dhe Armend Loshaj.
Nga partia e dytë në këtë komunë, LDK’ja, më të votuarit janë Hyri Dobrunaj si bartës liste, Besart Lokaj, Ardian Binakaj, Vatan Istrefaj dhe Ndriçim Çekaj.
Partia e tretë renditet Iniciativa Demokracia, teksa më të votuarit janë bartësi i listës, Shkumbin Demaliaj, pasuar nga Erdogan Dautaj, Rrezarta Hadergjonaj dhe Alban Thaçi.
Natyra Kuçi nga PSD ka marrë 264 vota. Kandidatet tjera më të votuara janë Agnesa Babanaj, Albijana Kilaj, Fisnike Hadërgjonaj dhe Kumrije Beqaj.
Nga rezultatet preliminare të KQZ’së, në këtë komunë s’do të ketë balotazh.
Bashkim Ramosaj ka fituar në raundin e parë 51.57 përqind të votave.


