Lajme

Numërohen afro 90 për qind të votave të rinumëruara, këto janë rezultatet

01/15/2026 14:06
nga:Genita C

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po shkon drejt fundit.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, deri më tani janë procesuar 138 nga 157 vendvotime (ose 87.90% e tyre).

Sipas shifrave aktuale, renditja e partive kryesore është si vijon:

Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV): 49.43% të votave (gjithsej 19,894 vota).

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 22.44% (9,031 vota).

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 13.10% (5,274 vota).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 6.14% (2,473 vota).