Lajme

Numërohen mbi 80% të votave në kryeqytet po prin bindshëm Përparim Rama!

11/14/2021 20:33
nga:Gazeta Blic

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare në Komunën e Prishtinës.

Bazuar në të dhënat preliminare, kandidati i LDK-së Përparim Rama ka marrë 51,07% e votave, duke e lënë pas kundërkandidatin nga VV Arben Vitia me 48,93%, raporton GazetaBlic.com

Deri më tani janë numëruar 197 qendra të votimit apo (82,77%).