Gazmend Muhaxheri prin me 44 për qind të votave në Komunën e Pejës, sipas rezultateve pas numërimit të afër 10 për qind të votave.
Me mbi tetë për qind të votave të numëruara, kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës prin kundrejt Taulant Kelmendit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kelmendi ka fituar 27 për qind të votave.
I treti është Ali Berisha i AAK-së me 19 për qind të votave të fituara.


