Lajme

Numërohen 99% të votave, ky është rezultati momental në Gjakovë

10/18/2021 08:14
nga:Gazeta Blic

Pas numërimit të 99,58 të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Gjakovë, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prin me 45.96%, ndërkaq pas tij vije Mimoza Kusari-Lila e Lëvizjes Vetëvendosje, me 37.13%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në Gjakovë.

Gjini dhe Kusari-Lila do të jenë në garë për të parin e Gjakovës, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve.