Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 4588 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave.
Megjithëse së fundmi ka humbur një mandat, Partia Socialiste vijon që të kryesojë zgjedhjet e vitit 2021 në rang kombëtar, me 72 mandate, ose 48.62%.
Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 39.2% duke siguruar 59 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim në këto zgjedhje deri më tani ka siguruar 6 mandate duke marrë 6.86% të votave.
LSI së fundmi e ka siguruar mandatin e 6 në qytetin e Durrësit.
Një surprizë ka rezervuar edhe Partia Social Demokrate, duke marrë 3 mandate.
Ndarja e votave:
Partia Socialiste e Shqipërisë 72 mandate, 653706 vota, 48.62%
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, 59 mandate, 527018 vota, 39.2%
Lëvizja Socialiste për Integrim, 6 mandate, 92248 vota, 6.86%
Partia Socialdemokrate, 3 mandate, 30018 vota 2.23%
Partia Nisma Thurje, 8603 vota, 0.64%
Partia Bindja Demokratike, 7261 vota, 0.54%
Partia Lëvizja për Ndryshim, 6893 vota, 0.51%
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, 4050 vota, 0.3%
Partia Lëvizja e Re, 3809 vota, 0.28%
Partia Aleanca Demokracia e Re, 3249 vota, 0.24%
Partia Balli Kombëtar, 1734 vota, 0.13%
Aleanca Bashkimi Popullor, 1377 vota, 0.1%.
LEXO EDHE:
PD vazhdon t’i marrë mandate PS-së! Mbyllet numërimi në disa bashki