Lajme

Numërohen 74% të votave, rezultat ‘befasues’ në Fushë Kosovë

10/17/2021 23:00
nga:L J

Janë numëruar 74% të votave në komunën e Fushë Kosovës. Në këtë komunë, sipas rezultateve të tashme pritet të ketë balotazh mes kandidatit të LDK-së, Burim Berisha dhe atij të Vetëvendosjes Enver Bajçinca.

Ky rezultat mund të vlerësohet si befasues, sepse në të gjitha projeksionet parashihej fitorja pa balotazh e kryetarit aktual të Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Më poshtë rezultatet e të gjithë kandidatëve për kryetar të Fushë Kosovës: