Lajme

Numërohen 210 000 fletë votimi, sa vota kanë deri më tani PS, PD, LSI dhe PSD

04/26/2021 05:36
nga:Mergim Rreci

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar më shumë se 210 000 fletë votimi, nga të cilat 199296 janë të vkeshme dhe 10 546 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vleshme, 100 320 janë për Partinë Socialiste; 76 313 janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 13 5249 vota janë për LSI-në.

Ndërkohë, 3665vota ka marrë PSD . Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Abcnews.al ka filluar publikimin e të dhënave live përmes platformës së saj unike.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.