Lajme

Numërohen 20% të votave për zgjedhjet presidenciale në Serbi: Ky është rezultati

04/03/2022 23:53
nga:Gazeta Blic

Janë numëruar 20.53 për qind të votave të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Serbi.

Presidenti aktual Aleksandar Vuçiq, po prin me 67.44 për qind të votave.

Kështu bën të ditur Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi.

Pas tij renditet Zdravko Ponosh, me 11.65 për qind të votave.

Në vendin e tretë gjendet Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, me 4.53 për qind të votave.

Milosh Jovanoviq, ka marrë 4.43 për qind.

Ndërkaq Boshko Obradoviq, i ka 4.22 për qind të votave.