Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare 2021 ka nisur në 11 qarqet e vendit tonë.
Vetëm në qarkun e Durrësit nuk ka nisur ende numërimi i fletëve të votimit për kandidatët për deputetë. Deri tani nuk ka pasur asnjë konflikt dhe ka vijuar në qetësi numërimi i votave.
Ndërkohë që Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat dhe Durrës, mbetet për tu parë se si do të jetë renditja e kandidatëve për deputetë dhe cilët janë të preferuarit e qytetarëve.
Ja rezultatet në secilin qark:
Shkodër
PD – Udhëheq Lodovik Hasani me 3335 vota, i ndjekur më pas nga Bardh Spahia me 2942 vota ndërsa pritet ende rezultati në 269 qendra votimi.
PS – Udhëheq Benet Beci me 3251 vota, i ndjekur më pas nga Paulin Sterkaj me 2446 vota.
Lezhë
PD – Udhëheq Mark Marku me 2986 vota, i ndjekur nga Agron Gjekmarkaj me 1390 vota, ndërsa priten rezultatet edhe nga një qendër votimi në këtë qark.
PS – Udhëheq Lindita Nikolla me 2910 vota, e ndjekur nga Eduard Ndreca me 1647 vota.
Kukës
Në këtë qark ka përfunduar numërimi i fletëve në 141 qendra votimi dhe rezulton se demokratët i udhëheq Flamur Hoxha me 9159 vota, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota.
Ndërsa socialistët i udhëheq Gerta Duraku me 5368 vota, e ndjekur më pas nga Petrit Malaj me 3666 vota.
Dibër
PD – Udhëheq Kreshnik Çollaku me 4941 vota, i ndjekur nga Dhurata Tyli(Çupi) me 2649 vota.
PS – Udhëheq Aurora Mara me 8765 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krrashi me 408 vota. Deri tani janë numëruar vetëm 77 nga 227 fletë votimi që janë në total në këtë qark.
Durrës
Në këtë qark nuk ka nisur ende numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Tiranë
PD – Udhëheq Belind Këllici me 456 vota, i ndjekur më pas nga kreu i PD, Lulzim Basha me 186 vota
PS – Udhëheq Belinda Balluku me 975 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 544 vota.
Elbasan
PD – Udhëheq Dashnor Sula me 4635 vota, i ndjekur nga Luçiano Boçi me 2979 vota, ndërsa pritet që të ketë ndryshime të rezultatit pasi pritet të numërohen fletët e votimit në 321 qendra votimi.
PS – Udhëheq Saimir Hasalla me 5885 vota, i ndjekur nga Taulant Balla me 5057 vota.
Fier
PD – Udhëheq Agron Kapllanaj me 2786 vota, i ndjekur nga Saimir Korreshi me 1603 vota.
PS – Udhëheq Lindita Buxheli me 1735 vota, e ndjekur nga Erion Braçe me 1346 vota. Pritet të numërohen fletët e votimit edhe në 469 qendra votimi.
Berat
PD – Udhëheq Bujar Hoxhaj me 2132 vota dhe ndiqet nga Tomor Alizoti me 1367 vota. Pritet të numërohen fletët e votimit dhe në 183 qendra votimi.
PS – Udhëheq Blendi Klosi me 5443 vota dhe ndiqet nga Nasip Naço me 2250 vota.
Korçë
PD – Udhëheq Bledjon Nallbati me 3431 vota, i ndjekur nga Andrea Mano me 2218 vota.
PS – Udhëheq Niko Peleshi me 5601 vota, i ndjekur nga Olta Xhaçka me 3330 vota.
Vlorë
PD – Udhëheq Bujar Leskaj me 4585 vota, i ndjekur nga Gëzim Ademaj me 3001 vota.
PS – Udhëheq Vullnet Sinaj me 5492 vota, i ndjekur nga Pranvera Resulaj me 2626 vota.
Gjirokastër
PD – Udhëheq Myzafer Elezi me 1630 vota, i ndjekur nga Tritan Shehu me 1546 vota.
PS – Udhëheq Bledar Çuçi me 4947 vota, i ndjekur nga Laert Duraj me 3550 vota. /TopChannel/
LEXO EDHE:
Para 14 vjetësh ekipi fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit vizitoi Krushën e Vogël