E mbyllur që nga e hëna për shkak të një shpërthimi të Covid-19 në skuadër dhe në stafin stërvitor, qendra stërvitore e Manchester United pritet të rihapet këtë të mërkurë.
Sipas BBC, skuadra ka kryer një raund të ri testesh dhe lojtarët që rezultojnë negativë do të mund të stërviten sërish në fushën e Carrington, përcjell GazetaBlic Sport.
Futbollistët do të mund të nisin përgatitjet për takimin e së dielës së ardhshme me Brighton, në Old Trafford, pasi takimi me Brentford, i planifikuar për të martën e kaluar, është shtyrë.
Në shtatë ditët e fundit, 42 lojtarë të Premier League, trajnerë dhe zyrtarë të klubeve kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, numri më i lartë që nga maji 2020, duke nxitur futjen e masave të reja për të frenuar pandeminë.
/GazetaBlic Sport/


