Lajme

Numër i madh i gjobave për shitësit ambulant e sektorin e ndërtimit – Dushi ka një paralajmërim

05/01/2022 10:30
nga:G B

Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë një varg aksionesh në kryeqytete, që për qëllim kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve, i ka thënë për Ekonomia Online, drejtori i këtij dikasteri, Florian Dushi.

Sipas tij, që nga marrja e mandatit në vazhdimësi kanë pranuar numër të madh të ankesave nga qytetarët, të cilat thotë se po i shqyrtojnë me seriozitet.

Ai tha se janë zhvilluar aksionet që ndërlidhen kryesisht me lirimin e hapësirave publike të cilat janë të uzurpuara, qoftë nga personat fizik, qoftë nga bizneset e ndryshme.

Po ashtu janë inspektuar edhe ndërtimet pa leje të cilat janë ndërprerë për periudhë të caktuara, ku edhe janë shqiptuar numër i madh i gjobave.

“Ka me qindra gjoba të cilat janë shqiptuar duke u nisur nga shitësit ambulant të cilët i kemi larguar përfundimisht nga sheshi duke synuar që sheshin të ja kthejmë qytetarëve dhe vizitorëve të Prishtinës. Tek sektori i ndërtimeve ka po ashtu me dhjetëra gjoba. Ka pas aksione edhe sa i përket deponive ilegale të mbeturinave kryesisht inerte, largimi i një numri të madh të pajustifikueshëm të frigoriferëve të cilët kishin zënë kryesisht trotuaret për këmbësor dhe të tilla aksione që ndërlidhen edhe e lirimin përgjithësisht të hapësirave publike. Përfshirë edhe parkingjet e taksive ilegal të cilët punojnë pa pas leje nga organet kompetente”.

“Kemi punuar edhe sa i përket sektorit të ndërtimit dhe ka pasur mjaftë gjobitje, ndërprerje të punimeve, ka pasur edhe rrënime në disa raste. Ka me qindra gjoba të cilat janë shqiptuar duke u nisur nga shitësit ambulant të cilët i kemi larguar përfundimisht nga sheshi duke synuar që sheshin të ja kthejmë qytetarëve dhe vizitorëve të Prishtinës. Tek sektori i ndërtimeve ka po ashtu me dhjetëra gjoba. Ka palë që nuk e respektojnë vendimin e Inspekcionit kur nuk kanë leje dhe vazhdojnë me punua, ne vazhdojmë me procedurat tona që në finale nëse pala vazhdon të mos e respektojë vendimin e Inspekcionit si përfundim është edhe akti i rrënimit”, ka thënë Dushi.

Dushi përmendi se kanë realizuar edhe pastrimi në parkun e Tokbashqës nga një numër i madh i mbeturinave dhe lodrave të shkatërruara, por edhe pastrimin e hapësirave brenda dhe në hyrjes të QKUK-së si dhe mbylljen e disa deponove inerte ilegale.

“Komuna e Prishtinës ka pasur disa aksione. Ajo që mund të ju them është se mbi bazën e vlerësimeve tona dhe ankesave që kemi pranuar nga ana e qytetarëve duke u mbështetur në vizionin e kryetarit Rama kemi ndërmarr një numër të aksioneve të cilat kanë pasur për qëllim edhe lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, por në një far forme edhe largimin e atyre që ne kemi konsideruar që po e degradojnë ose po e dëmtojnë qytetin e Prishtinës”.

“Do e veçoja pastrimin pas një periudhe gati tetë vjeçare të parkut të ‘Tokbashqes’, nga një masiv i lodrave të shkatërruara sikur edhe hapësirat e tjera afër QKUK-së, meqë po flasim për QKUK-në, pastrimin apo largimin e atyre shitësve ilegal të cilët pothuajse e kishin bllokuar fare edhe hyrjen në qendrën spitalore të Kosovës”.