Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani, ka falenderuar 15 mijë votuesit që i dhanë votën në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ramadani tha se pavarësisht rezultatit ndihet mirë që e ka ndërmarrë këtë veprim.
“Rreth 15 mijë vota të fituara nga populli i Kosovës jo vetëm që më bëjnë të lumtur, por edhe shumë falënderues. Vota për mua është besim dhe besimin e konsideroj si të shenjtë.Hyrja në këtë garë nuk ishte një vendim i lehtë për mua. Ishte një vendim për të sakrifikuar profilin tim publik, të cilin e kam ndërtuar tash e shumë vjet. Këtë e bëra për ta ndihmuar Ramushin në këtë garë shumë sfiduese për të.Pa marrë parasysh rezultatin, ndihem mirë që kam bërë këtë veprim.Vizioni im për një Kosovë të sigurt e të mbrojtur dhe idetë e mia janë përfshirë plotësisht në Programin e Aleancës, politika publike për të cilat flas dhe kam lobuar kurrë pa ndalur” shkruan Ramadani raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Rreth 15 mijë vota të fituara nga populli i Kosovës jo vetëm që më bëjnë të lumtur, por edhe shumë falënderues. Vota për mua është besim dhe besimin e konsideroj si të shenjtë.
Hyrja në këtë garë nuk ishte një vendim i lehtë për mua. Ishte një vendim për të sakrifikuar profilin tim publik, të cilin e kam ndërtuar tash e shumë vjet. Këtë e bëra për ta ndihmuar Ramushin në këtë garë shumë sfiduese për të.
Pa marrë parasysh rezultatin, ndihem mirë që kam bërë këtë veprim.
Vizioni im për një Kosovë të sigurt e të mbrojtur dhe idetë e mia janë përfshirë plotësisht në Programin e Aleancës, politika publike për të cilat flas dhe kam lobuar kurrë pa ndalur.
Prapë mbetem në ato ide.
Në veçanti:
– Kosova duhet ta përgatis rininë nga mosha 18-25 vjeç në stërvitje me Ushtrinë, Policinë, Zjarrfikësit dhe Emergjencat.
– Duhet të ndërtohen Strehimoret në çdo komunë.
– Duhet të ndërtohet platforma kombëtare në Siguri dhe Mbrojtje Kibernetike, si dhe të nxjerret Ligji kundër Kërcënimeve Hibride.
– Buxheti për mbrojtje gjithsesi duhet të arrijë 4% të GDP.
– Duhet bërë sigurimi shëndetësor për Policinë, Ushtrinë, Zjarrfikësit dhe Emergjencat.
Kosova duhet të përgatitet për kriza të sigurisë, jo vetëm institucionet, por populli.


