Lajme

“Nuk u votua vajza e Jusuf Gërvallës”/ Kryeziu: Në politikë nuk votohet për trashëgimi

08/20/2025 14:18
nga:N K

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke thënë se të qenurit djali apo vajza e dikuj nuk e bënë askënd politikan.

Ai shton tutje se përdorimi i trashëgimisë biologjike si argument kundër të tjerëve tregon varfëri të mendimit politik.

Postimi i plotë:

Në politikë nuk votohet për trashëgimi.

Të qenit ‘djali’ apo ‘vajza’ e dikujt nuk të bën politikan – vizioni, integriteti dhe aftësia janë ato që të duhen. Përdorimi i trashëgimisë biologjike si argument kundër të tjerëve tregon varfëri të mendimit politik dhe mendësi patriarkale.