Alexander Isak u la jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen e Premier League kundër Burnleyt.
Duke folur para ndeshjes, Arne Slot shpjegoi se Isaku duhej të punonte pak më shumë për gjendjen e tij fizike.
“Kemi vendosur që është më mirë që ai të ketë një javë të mirëfilltë stërvitjeje në vend që të luajë çdo herë për pesë ose dhjetë minuta”, tha trajneri i Liverpoolit për Sky Sports.
“Mund t’i siguroj tifozët se ai do të jetë i përfshirë të mërkurën [kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve] – por kjo ndeshje erdhi pak shumë herët.”
/GazetaBlic Sport


