Sporti

Nuk u përfshi në listën e ngushtë për Topin e Artë, reagimi i Rodrygos i thotë të gjitha!

09/05/2024 08:16
nga:Lorik J

Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo reagoi në Instagram vetëm pak orë pasi nuk ishte në listën e ngushtë të Topit të Artë 2024.

Braziliani ndau gjithashtu një foto të tij duke mbajtur Champions League, trofeun e La Ligës dhe Copa del Rey.

Shtatë lojtarë të Real Madridit kanë hyrë në listën e ngushtë me 30 lojtarë për Topin e Artë, por Rodrygo nuk është njëri prej tyre.

Sulmuesi e përfundoi sezonin e kaluar me 17 gola dhe tetë asistime në 51 paraqitje për madrilenët.

/GazetaBlic Sport