Sporti

Nuk u ftua nga Brazili, Gabigol “shpërthen” ndaj trajnerit: Nuk ka armik më të madh se një shok fals

11/09/2022 09:45
nga:Lorik J

Kryetrajneri i skuadrës braziliane të futbollit, Adenor Leonardo Bacchi, i njohur më mirë si Tite, ka bërë disa surpriza në listën e përfaqësuesve që do të performojnë në Botërorin e Katarit dhe një nga ata që nuk ka marrë ftesë është sulmuesi i Flamengos, Gabriel Barbosa – Gabigol.

Ndonëse është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit brazilian, 26-vjeçari Gabigol ka mbetur pa ftesë në kombëtare. Ai nuk mund të pajtohet me këtë dhe ka vendosur të bëjë diçka që do t’i mbyllë përgjithmonë derën kombëtares për Tites.

“Nuk ka armik më të madh se një mik i rremë”, shkruan Gabriel Barbosa me një foto të festës me trajnerin brazilian nga një nga ndeshjet e mëparshme.

Gabigol luajti gjithsej 18 herë për kombëtaren braziliane dhe shënoi pesë gola. Vitin e fundit ka marrë vazhdimisht ftesa, ndërsa këtë vit ka luajtur vetëm një ndeshje.

/GazetaBlic Sport