Deputeti i Listës “Guxo”, Burim Meta para pak minutash ka shkruar një status në faqen e tij në Facebook, e ku gazeta Blic ka folur me të për të sqaruar në detaje se çfarë ka dashur ose kënd e ka ‘goditur’ ai me pak rreshta në statusin e tij.
Meta ka thënë për gazetën se ka pasur kritika për qëndrimi ne tij se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj duhet të shkarkohet pas skandaleve të pretenduara deri në sqarimi ne plotë të situatës me të.
Por Meta ka thënë se nuk ka pasur kritika nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ose Lista “Guxo” por që është kritikuar përmes komenteve në rrjetet sociale.
“U kritikova për qëndrimin tim në lidhje me ambasadorin Martin Berishaj, për këtë reagova sërish në Facebook me statusin e para pak minutave”, ka thënë ai ndër të tjera.
Burim Meta ka thënë se vazhdon të mendoj e vlerësoj se Berishajt duhet vet të jap dorëheqje nga ajo pozitë deri në sqarimin e plotë të rrethanave nëse ai është i përfshirë në skandale ose jo.
Madje ka thënë se sot kanë pasur një mbledhje të Listës Guxo, por që ky rast sipas tij nuk është përmendur gjatë mbledhjes.
“Sot kemi pasur mbledhë në parti, Lista Guxo ku ka qenë e pranishëm edhe kryetarja Donika Gërvalla, ministri Faton Peci e të tjerë pro që rasti Berisha nuk është diskutuar… ndoshta në mbledhjen ardhshme të partisë kjo çështje do të diskutohet”, tha ai.


