Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pyetur për raportin me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, raporton Gazeta Blic.
Ai u pyet se a janë të vërteta fjalët se Rama nuk ia ka hapur më telefonin, që kur është zgjedhur kryetar.
Abdixhiku tha se këto janë fake news, lajme të rreme, me të cilat ai qeshë bashkë me Ramën dhe të cilave nuk duhet besuar.
Ai shtoi se Përparim Rama po punon dhe se duhet përkrahur./Gazeta Blic/


