Serbeze Kabashi-Mucaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke theksuar se besimi i tyre mbetet përgjegjësi dhe motiv për angazhimin e saj të mëtejmë politik, raporton GazetaBlic.
Ajo ka bërë të ditur se ka marrë 13,699 vota, por se këtë herë nuk ka arritur të kalojë pragun për të hyrë në Kuvend, duke shprehur mirëkuptim për lodhjen e qytetarëve.
Ajo ka theksuar se angazhimi i saj për qytetarët dhe për shërbim do të vazhdojë edhe më tutje.


