Policia e Kosovës ka dënuar 278 qytetarë që nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit.
Gjithashtu, Policia njofton se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 79 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Në 24 orët e fundit kanë ndodhur edhe 28 aksidente trafiku me persona të lënduar kurse 53 tjerë me dëme materiale.
Po ashtu, Policia ka arrestuar edhe 22 persona, 14 prej tyre i ka dërguar në mbajtje kurse katër në vuajtje të dënimit.