Lajme

Nuk respektuan masat anti Covid, 451 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

01/27/2022 10:41
nga:Y I

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Policia e Kosovës ka shqiptuar 451 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja anti-COVID.

Në kuadër të këtyre masave është kufizuar lëvizja e lirë e qytetarëve, prej orës 22 deri në ora 5, ndërkohë që gastronomia lejohet të punojë deri në ora 21.

Sipas këtyre masave, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-COVID, ose dy doza dhe anti-COVID negativ PCR brenda 24-orësh.

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite