Showtime

Nuk publikon kurrë foto me partnerin, modelja shqiptare tregon arsyen

10/13/2021 16:05
nga:G C

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme bashkë me të voglin e saj.

Mirëpo, partneri i Aurelës nuk u zbulua nga ajo dhe dyshja nuk pozojnë asnjëherë pranë njëri-tjetrin, shkruan GazetaBlic.

Për këtë ka folur vet Aurela në një interivstë të zhvilluar së fundi, ku u shpreh se nuk është e detyruar të bëj një gjë të tillë.

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton”, përfundoi Aurela duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit./GazetaBlic/