Premier League ka refuzuar kërkesat e mëtejshme për shtyrjen e ndeshjeve për shkak të rasteve të koronavirusit.
Siç raporton Sky Sports UK, ndeshja e vetme e shtyrë për këtë xhiro të kampionatit është ajo mes Brentford dhe Manchester United, e cila duhej të luhej mbrëmë, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, kërkesat nga Tottenham dhe Leicester, të cilët do të luajnë rregullisht nesër, nuk janë pranuar.
Premier League kishte njoftuar 42 raste pozitive të reja mes lojtarëve dhe stafit teknik, shifra më e lartë e regjistruar që nga maji i kaluar.
/GazetaBlic Sport


