Lajme

“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, publikohet deklarata me zë të Arlindës në polici

10/29/2026 14:15
nga:L J

Klan Kosova ka zbuluar detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Mediumi ka siguruar deklaratën e Arlindës të dhënë me zë në polici, në të cilën ajo rrëfen për trajtimin që pretendonte se kishte përjetuar brenda shtëpisë së familjes së ish-bashkëshortit.

Në videon e publikuar dëgjohet Arlinda duke përshkruar kufizimet dhe kërcënimet me të cilat, sipas deklaratës së saj, ishte përballur.

Ajo kishte kërkuar që ajo familje të largohej, duke treguar se nuk e lejonin as të ushqehej, të pinte ujë apo të shikonte televizor.