Showtime

“Po largohet një konkurente e fortë” fjalët e fundit të Fifit

11/25/2021 15:40
nga:G C

Fifi pak më parë ka vendosur që të tërhiqet nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo tha se dëshiron të largohet nga loja pasi nuk po ndihet mirë dhe se do që t’i përkushtohet shëndetit të saj mendor.

Fifi u mundua të përfshij edhe pak humor, ku ajo i’u tha banorëve se po largohet një banore shumë e fortë nga shtëpia, dhe rrugetimi juaj bëhet më i lehtë drejt fitores, banorë filluan të qeshnin.

Artistja shqiptare theksoi se nuk po mund të marrë më frymë brenda, gjersa kjo vetëm se po i bën dëm.
Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”, tha Fifi, teksa disa nga banorët shpërthyen në lot pas largimit të saj”, ka thënë më tej ajo.