Sulmuesi i Real Madridit, Endrick është lidhur me një lëvizje të bujshme në Premier League. Ai ka vetëm 122 minuta që nga fillimi i sezonit në të gjitha garat.
Endrick besohet se është i shqetësuar për kohën e tij të kufizuar të lojës dhe është i hapur për një huazim në një klub tjetër, raporton Sport.
Një nga skuadrat që shfaqin interes për brazilianin 18-vjeçar është Southampton.
Ata kanë shënuar vetëm shtatë gola në 11 ndeshje dhe fillimi i tyre i sezonit ka qenë katastrofik dhe ata kanë fituar vetëm një herë në Premier League.
Për Endrickun janë të interesuar edhe skuadra italiane Roma, si dhe skuadra spanjolle Real Valladolid.
/GazetaBlic Sport