Sporti

Nuk po luan por është më i paguari tek Inter, FIFA ndihmon në rastin e Eriksen

10/01/2021 16:36
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Christian Eriksen mbetet pa luajtur për Interin, pas problemit të zemrës që pësoi në Kampionatin Evropian, mesfushori do të jetë më i paguari në klubin italian, por është FIFA ajo që paguan pagën e tij.

Sipas Calcio dhe Finanza, Eriksen, i cili merr 9.83 milion euro bruto dhe 7.5 milion neto, situata e tij është zgjidhur për shkak të “Fifa Insurance”, përcjell GazetaBlic Sport.

Situata e mesfushorit është zgjidhur për shkak të Programit të Mbrojtjes së Klubeve FIFA, i cili u krijua për të kompensuar klubet nëse lojtarët në ekipet e tyre kombëtare pësojnë një dëmtim që i detyron ata të ndalojnë për më shumë se 28 ditë rresht.

Polica maksimale e sigurimit është 7.5 milion euro për 365 ditë joproduktive.

/GazetaBlic Sport/