Sporti

Nuk po luan fare tek PSG, Leonardo zbulon se çka po ndodhë me Donnarumman

09/16/2021 14:55
nga:Lorik J

Dueli midis Keylor Navas dhe Gianluigi Donnarumma është gjithnjë e më shumë objekt diskutimi në Francë.

Dje, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Mauricio Pochettino zgjodhi përvojën e Navasit, ndërsa Donnarumma kishte bërë debutimin e tij në ndeshjen e fundit të ligës, përcjell GazetaBlic Sport.

Drejtori sportiv i PSG’së, Leonardo, foli për këtë situatë në Canal+:

“A është e vështirë për trajnerin të zgjedhë midis Donnarumma dhe Navas? Do të ishte më e komplikuar të mos i kishim. Ne kemi krijuar konkurrencë kudo. Donnarumma është 22 vjeçar dhe Navas është 34. Ata duhet të menaxhohen, por gjërat janë të qarta për të gjithë, jo vetëm për dy portierët. Të gjithë duhet të jenë në dispozicion, pastaj i takon trajnerit të zgjedhë. Ne duhet të gjejmë një ekuilibër për të pasur konkurrencën e dëshiruar”, tha Leonardo.

/GazetaBlic Sport