Lajme

Nuk po i njihen vitet kontribuese të punës, qytetari nga Prishtina paralajmëron padi ndaj ministrisë

09/29/2024 08:52
nga:N K

Në Departamentin e Pensioneve, drejtuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, një ndër detyrat e saj ka edhe këtë: “Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për sistemin pensional në Republikën e Kosovës”.

Në lidhje me këtë çështje, qytetari Bajram Sadiku rrëfen për GazetaBlic, se ka kontribuar plot nëntë (9) vite tek ‘Ramiz Sadiku’, dhe për këtë ka kërkuar nga Departamenti i Pensioneve që të ketë pension kontribuespagues për punën e tij.

Një pension e kom paraqit landë, por nuk mu ka përgjigjë hala. Kam aplikuar për me marrë një pension, kam punaur 11 vjet në Ramiz Sadik, i kam kontribut 9 vjet e dy muaj, e atë kontributin, s’po lypi më shumë, as më shumë as më pak. Atë kontributin tem që kam dhënë, me ma dhanë”, u shpreh Bajrami.

Bajrami tha se e kanë refuzuar dy herë.

Më kanë refuzuar dy herë, çka është puna e tyre“, tha ai.

E, të njejtën procedurë e kanë bërë edhe dy shokët e tij, të cilët tashmë janë përfitues të këtij pensioni.

Foto të dëshmive të përdorura nga Bajrami:

Ai thotë se me rregullat e njëjta ka aplikuar, por është refuzuar.

A jam shqiptar i Kosovës, a i Serbisë?”, parashtroi pyetjen Bajrami.

Për këtë rast, Bajrami ka angazhuar edhe avokat, por që përsëri përgjigjja nga ana e departaminetit ka qenë negative, dhe se për këtë ai do t’i paditë ata në gjyq.

“Kam aplikuar që një vit gati, edhe avokatin e kam dërgu, e ka paraqit në të dytën shkallë, apet ma ka kthyer negativ. Tash, po këqyri me i paditë në gjyq”, rrëfej Bajrami.

Ndiqeni videon e plotë:

/GazetaBlic/