Max Verstappen nuk i fshehu emocionet kur foli për arritjen historike në Abu Dhabi.
Ai u kurorëzua për herë të parë kampion bote në Formula 1, duke e mposhtur Lewis Hamiltonin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është e pabesueshme. Këmbët ende po më dridhen. Jam pa fjalë. Sa e çmendur! Jam shumë i lumtur për ekipin dhe për të gjithë. Më në fund, sot pata pak fat”, tha fillimisht ai
“Më pëlqen të punoj me ta. Ekipi im e di këtë. I dua ata dhe dua ta bëj këtë punë me ta për dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme”, theksoi piloti holandez.
/GazetaBlic Sport
Max, your time is now #F1 #HistoryMade pic.twitter.com/j2Fl2SaVAD
— Formula 1 (@F1) December 12, 2021


