Sporti

Nuk po bëhet rehat sivjet, Milot Rashica lëndohet sërish!

12/15/2024 13:58
nga:Lorik J

Sulmuesi kosovar i Besiktasit, Milot Rashica ka pësuar një tjetër lëndim.

Klubi i madh turk ka njoftuar para pak çasteve se ylli kosovar ka pësuar një lëndim dhe nuk do jetë prezent për ndeshjen ndaj Adana Demirspor, përcjell GazetaBlic Sport.

Besiktas njoftoi se Rashica u lëndua në stërvitje dhe pas testeve u konfirmua se ai nuk mund të jetë gati për duelin e ardhshëm.

Futbollisti ka pësuar dëmtim në muskulin e djathtë të këmbës.

/GazetaBlic Sport