Sporti

Nuk përmbushi pritshmëritë e klubit, Barcelona pret oferta për një prej titullarëve

04/27/2024 08:25
nga:E K

Frenkie De Jong është pjesë e Barcelonës prej pesë vitesh, por sezoni aktual mund të jetë i fundit për holandezin me fanellën e blaugranave. Kjo sepse sidomos në këtë sezon, mesfushori nuk ia ka dalë të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve.

Këta të fundit janë tashmë të hapur për të dëgjuar oferta në lidhje me De Jong, teksa disa klube nga Premier League janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit. Sidomos, Manchester United që edhe në verën e shkuar tentoi ta transferonte në Old Trafford, holandezin.

Por, tashmë me këtë vendim të drejtuesve të Barcelonës për ta nxjerrë zyrtarisht më merkato De Jong, Manchester United do të ketë më tepër shanse për ta transferuar ish-lojtarin e Ajax duke e bashkuar me trajnerin Erik ten Hag.